-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari i dënuar për vrasje kërkon azil në Britani: Atje më rrezikohet jeta!

Kryesoret

Një shqiptar, me të shkuar kriminale ka përfituar mbrojtje, në Britaninë e Madhe, pasi ka kërkuar azil politik, me pretendimin se i rrezikohej jeta.

Gjykatësi i çështjes kërkoi nga media britanike The Sun që të mos identifikonte shqiptarin, që cilësohet si ‘gangster’ dhe fajtor për krime të tmerrshme, përfshirë vrasje.

Ai kishte mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone, pasi kishte kryer dënim për vrasje dhe vepra shumë të rënda në Shqipëri.

Po sipas mediave britanike, një gjykatës vendosi se identiteti i tij duhet të mbahej i fshehtë “për hir të sigurisë së tij”, pasi ai pretendoi se ishte në rrezik nga mafiozët rivalë.

Deputeti konservator David Morris tha: ‘Është një vendim që tregon përbuzje për qytetarët britanikë’.

‘Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli karriere që është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?’- shtoi me tej ai.

Deputeti tjetër i konservatorëve, Philip Davies tha: “Publikimi i identitetit dhe krimeve të tij është qartësisht në interesin publik.”

Gjykatësi Nicholas Aldridge, 51 vjeç, vendosi që asgjë nuk duhet të publikohet që mund të identifikojë “drejtpërdrejt ose tërthorazi” shqiptarin, duke përfshirë listën e tij të krimeve.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: ‘Është një shembull tjetër tronditës se pse ne duhet të ndalojmë emigrantët që vijnë me gomone.’

The Sun ka nisur një apel kundër vendimit të anonimitetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit