Autobusi i linjës së “Institutit” ka marrë flakë në lëvizje e sipër ditën e sotme në rrugën “Dritan Hoxha”.
Policia njoftojn se si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht pjesa e motorit të mjetit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.