-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Projekti/ Ura mbi Bunë dhe rreziku që e kërcënon

Kryesoret

Mali i Zi dhe Shqipëria do të shpenzojnë rreth 20 milionë euro për t’i lidhur brigjet e dy qendrave bregdetare – Ulqinit dhe Velipojës – me një urë në Lumin Buna.

Plani është që në shtratin e Bunës, jo larg derdhjes së saj në Detin Adriatik, të vendosen shtylla mbajtëse prej betoni për urën 310 metra ta gjatë.

Por, ndërtimi i paralajmëruar po përcillet me shumë të panjohura nga ana malazeze. Ndër to janë: cilësia e terrenit ku do të ndërtohet, mungesa e planit hapësinor dhe ndikimi në llojet e peshqve të rrezikuar.

Nga ana shqiptare, lumi është përfshirë në listën Ramsar të ujërave me rëndësi ndërkombëtare. Plani për përfshirjen e Bunës në këtë listë edhe nga ana malazeze, nuk është realizuar.

Sipas aktivistes për mbrojtjen e mjedisit nga Ulqini, Zenepa Lika, plani i dy shteteve tregon një “rend të kundërt hapash për ndërtimin e kësaj ure”.

“Pala shqiptare e ka injoruar përfshirjen e një zone të njohur ndërkombëtarisht. Është jo më pak për të ardhur keq që pala malazeze nuk e ka marrë parasysh ndikimin negativ në vlerat natyrore të kësaj zone vërtet unike”, thotë Lika për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 1991, Mali i Zi është shpallur vend ekologjik. Ky përcaktim është përfshirë edhe në Kushtetutën e vendit…lexo ketu te plote.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit