Është zbuluar slogani i Partisë Socialiste: “Kurrë pas, përpara!”, do të jetë togfjalëshi me të cilin selia rozë do të hapë nesër jo zyrtarisht, fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 Majit.
Në orën 17:00 kryeministri Edi Rama mbledhë Kryesinë e më pas rreth orës 18:00 në “Sheshin Skënderbej” do të lançohet slogani që do të përdoret për të gjithë fushatën.