Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi aktin e rëndë të shpërthimit me eksploziv të makinës së Bernard Ndrecës në Vaun e Dejës, i cili është drejtuesi i grupit të “Rithemelimit”.
Berisha tha se qëllimi ishte vrasja e Ndrecës. Gishtin e drejtoi nga Edi Rama, por tha se nuk do të ndalet.
“Sot në mëngjes u krye një akt i rëndë i terrorizmit shtetëror kundër Bernard Ndrecës, kryetar i PD për Vaun e Dejës, me qëllim eliminimin e tij fizik. Bernard Ndreca është një qytetar shembullor, e tillë është familja e tij. Terroristë shtetërorë, sipas regjistrimit të kamerave, kanë vendosur tritolin në makinën e tij.
Bernardi, tek nisej për në punë, pas disa metrash përballet me një eksplozion të tmerrshëm që i shkatërron pjesën e përparme të makinës. Por fatmirësisht, vetë ai shpëtoi nga ky atentat i mirëfilltë politik. Me këtë akt terrorist, Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale.
Ky përbën një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD-së, sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij.
Bëj përgjegjës direkt Edi Ramën dhe ministrin e familjes, Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen si një seksion i PS-së. Të gjitha pistat çojnë te fakti se ata janë organizatorët e këtij akti” tha ai.
Tritoli shpërtheu sa hapi derën! Ndreca: Erdhën dhe e vunë dy persona në mes të natës