-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berlusconi vijon të mbetet në spital

Kryesoret

Ai qëndron në repartin e terapisë intensive të spitalit San Raffaele në Milano, ku ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u shtrua një javë më parë.

Sot nuk pritet të ketë njoftime mjekësore, ndërsa siç raporton televizioni publik italian Rai, “gjendja e Berlusconit vazhdon të konsiderohet kritike”.

Sipas njoftimit mjekësor të publikuar 4 ditë më parë se Silvio Berlusconi “vuan prej kohësh nga një gjendje kronike hematologjike dhe më konkretisht nga “leuçemia kronike mielomonocitare”.

Shtohet se në këtë fazë pacienti “është shtruar në reanimacion për shkak të një infeksioni në mushkëri”.

Politikani 86-vjeçar ka nisur një cikël kimioterapie, për shkak të formës kronike të leucemisë, ndërsa po trajtohet me antibiotikë për trajtimin e pneumonisë.

“Ka një optimizëm të moderuar, por pacienti ende nuk mund të ecë”

Ish-kryeministri, sipas informacioneve, e ka kaluar natën i qetë dhe ka mundur pas disa ditësh të qëndrojë për pak kohë në shtratin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit