Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë 9-vjeçare në Memaliaj ku është dhunuar një mësuese.
Mësuesja është dhunuar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati”.
Ngjarja ka ndodhur pasi tezja e një nga nxënësve ka shkuar në shkollë për të marrë mbesën e cila e ka gjetur duke qarë.
Mbesa është shprehur se mësuesja e kishte dhunuar dhe bullizuar nga mësuesja 43-vjeçare me inicialet M.H.
Ky rrëfim i mbesës ka bërë që tezja e saj të dhunojë mësuesen. Mësuesja e dhunuar e ka referuar rastin në polici duke denoncuar agresoren me inicialet S.K për dhunë për shkak të detyrës.