-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga patatja, vezët e lakrat/ Si janë rritur çmimet e ushqimit për ushtarët ukrainas

Kryesoret

Rreth dy muaj pas skandalit me pagesa mbi çmimet e një kontraktuesi për furnizime me ushqim për ushtarët ukrainas, u testua përpjekja e Ukrainës për anti-korrupsion. Skemat kanë zbuluar se të paktën katër kontraktues të tjerë të rëndësishëm e ngarkojnë me pagesa edhe Ministrinë e Mbrojtjes me tarifa mbi tregun për furnizimin e ushqimeve bazë për ushtarët ukrainas.

Gjetjet nga Skemat, nga shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë, bazohen në kontratat e kompanive të vitit 2023, me vlerë rreth 1.14 miliard dollarë, të cilat Skemat i morën nga burime të shumta në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes. Të gjitha këto kontrata, përveç dy prej tyre, nuk janë bërë publike më parë.

Dokumentet e Shërbimit Shtetëror të Taksave tregojnë se çmimet me të cilat kanë përgatitur dorëzimin, për shembull të patateve, mollëve, lakrave dhe vezëve për trupat e armatosura të Ukrainës, variojnë nga dy deri në trefishin e nivelit të çmimeve të blerjes të raportuara te zyrtarët tatimorë në dhjetor të vitit 2022 dhe janar të vitit 2023. Të dhënat e plota tatimore të pesë nga tetë kontraktuesit e ushqimit, ishin të qasshme.

Sipas vlerësimeve të Skemave, çmimi i ri lejon ende një marzhë shitjesh prej 30 deri në 70 për qind, që është dallimi i çmimit të shitjes së një artikulli ushqimor dhe kostos për kontraktuesit për ta blerë atë. Qeveria është nën presion për të luftuar korrupsionin nga Bashkimi Evropian dhe vende të tjera perëndimore, ndërsa ajo pretendon se nuk ka pasur parregullsi. Por, ky problem shihet qartë se ende është i pranishëm. (SHKRIMI I PLOTË I REL)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit