Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht numri një i PS-së, Edi Rama ditën e sotme ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në fjalën e tij Rama porositi socialistët të mos përmendnin shumë Sali Berishën dhe Ilir Metën.
“Fjalët tona duhet të flasin më pak për kundërshtarët tanë. Nuk ka mundësi që të mos flasësh fare, por ju lutem me sa më shumë karar dhe pa harruar që njerëzit presin prej nesh shumë më shumë se ç’mund të presin edhe ata që janë shumë larg PS-së prej atyre që kemi përballë
. E po me të drejtë ne nuk na falin as fijen e flokur kurse atyre as lëkurën e ujkut.”, tha Rama.