-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama rilind vilën e Enverit në Bllok (Dokumentet)

Kryesoret

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi direkte të kryeministrit Edi Rama ka vendosur që të ndërhyjë për të rikonstruktuar komplet “Vilën 31” në Bllok, të njohur ndryshe si vila e Enver Hoxhës. Vila është Monument Kulture.

Procedura e prokurimit është hapur sot dhe do të mbyllet datë 26 Prill në pritje të ofertës së fundit për të bërë më pas vlerësimin për shpalljen e fituesit. Shuma nuk do të jetë e vogël, por 112 milionë lekë pa TVSH.

Fituesi do të ketë 12 muaj në dispozicion për të ndërhyrë dhe përfunduar punimet, sipas dokumentit të firmosur nga titullari i institucionit Dhurata Frashëri.

Në relacionin shpjegues dhe preventivin e punimeve sqarohet se rikonstruksioni do të jetë i plotë. Duke filluar nga muret, tavanet, instalimet, izolimi, sistemi i ngrohjes dhe gjithçka tjetër brenda por edhe jashtë. Vila do të “rilindë”. Kliko këtu për të lexuar kontratën e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit