Banorët e Bërxullës protestuan sërish ditën e sotme për shpronësimin e tokave dhe shtëpive të tyre që preken nga ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar.
Pas disa protestave, sot banorët u futën brenda Hipotekës duke i kërkuar drejtueses së këtij institucioni, Dallëndyshe Bici që të marrë masat për shpronësim të drejtë, sipas çmimit të tregut.
Ata u shprehën se nuk do të ndalen me kaq, por do të vazhdojnë.