Robert Aliaj ka folur për lojën e Kristit si dhe ka komentuar dhe pëlqimet që ka pasur ai për vajzat brenda. Teksa kujtojmë se Dea është shprehur që “ndjen tension seksual” sa herë afrohet me Kristin, Roberti e ka konsideruar atë si një vajze të ‘denjë’ për djalin e tij.
“Shkojnë të dy sepse janë njerëz të qetë, janë njerëz që merren vesh me njëri-tjetrin”, tha Roberti, referuar Deas dhe Kristi.
Kujtojmë se Kristi para se të futej në shtëpi kishte lënë një lidhje pezull, ndërkohë që aty brenda pati një pëlqim për Keisin e tashmë duket se është kthyer nga Dea.
Jeta sentimentale e Kristit ka qenë në fokus të publikut për thuajse të gjithë “Big Brother”. Fillimisht flirti me Kejvinën, e më pas një gjysmë historie me Keisin, ndërkohë që partnerja e priste jashtë.
Të gjitha këto vajza kanë kaluar edhe në filtrin e Robertit, i cili nuk ka preferuar asnjërën prej tyre për djalin e tij. Në nisje të flirtit me Keisin, Roberti zbuloi më tepër rreth jetës të së birit.
“Kristi nuk është tip që ngacmon, është pak e vështirë se është selektiv. Kur Kristi pranon një mënyrë të tillë marrëdhënieje mund të ketë diçka”, u shpreh Roberti.
Sa i përket lidhjes së shumëpërfolur që Kristi thuhet se ka lënë jashtë, ai u shpreh: “Portalet shqiptare bëjnë thashetheme, po Kristi është djalë i ri, nuk është çudi që të ketë lidhje me vajza, por që unë vetë nuk di, nuk njoh njeri, s’më ka thënë gjë”, tha ai.