Një zjarr ka rënë ditën e sotme pranë fshatit Zërvaskë në Pogradec. Sipas informacioneve të para nga flakët deri më tani janë djegur rreth 2 hektarë gështenjë si dhe shkurre.
Fillimisht zjarri është shfaqur rreth orën 13: 15. Por ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i rastësishëm apo ka qenë i qëllimshëm.
Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.