833 milionë lekë ose 736 mijë Euro pa TVSH është tenderi që ka hapur drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Kjo shumë e madhe lekësh, sipas preventivit të paraqitur nga FSHZH do të shkojë për fshatrat me potencial turistik.
Konkretisht, parashikohet që të bëhen studime, analiza, aasterplane me qëllimin mbështetje me ekspertizë për bashkitë për regjistrimin fillestar dhe përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme në territorin e fshatrave me potencial turistik. Ofertat do të mbyllen në datë 12 Maj dhe përpara zgjedhjeve mund të shpallet fituesi.
Ky institucion ka qenë shpesh herë në qendër të skandaleve dhe hijeve të forta të dyshimit për tenderat që ka firmosur. Pritet me interes se kush do të jetë fituesi dhe çfarë do të bëhet konkretisht në terren më këtë shumë kaq të madhe.