-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbja kundër City përçan bavarezët, plas grushti mes lojtarëve

Kryesoret

Sipas informacioneve të BILD pas humbjes kundër Manchester City-t ka ndodhur një incident në dhomat e zhveshjes në stadiumin Etihad.

Pas ndeshjes Manchester City-Bayern Munich raportohet të ketë ndodhur një përleshje fizike në kampin e gjermanëve.

Sipas këtij raporti, ishte Sadio Mane ai që pati një debat të nxehtë me Leroy Sane dhe madje e goditi me shuplakë.

Bayern Munich ende nuk ka komentuar asgjë mbi incidentin e raportuar.

Shkaku i mosmarrëveshjes thuhet se ishte skena në minutën e 83-të kur Sane iu ankua Manes për një tentativë vrapimi pas mbrojtjes. Sane donte që lojtari senegalez t’i dilte shkurt dhe me zemërim iu drejtua.

Ky aktuali është një sezon jashtëzakonisht dramatik për Bayern Munich. Ata shkarkuan Julian Nagelsmannin mes raporteve për pakënaqësi në dhomën e zhveshjes, duke e zëvendësuar atë me Thomas Tuchelin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit