-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi dorëzon në prokuroi 10 kandidatët e Ramës, Berishës dhe Alibeajt

Kryesoret

KQZ ka vendosur që të dërgojë 10 kandidatë për kryetar bashkie për verifikim në prokurori pas denoncimeve për të kaluarën e tyre. Ndërkohë që shtyhet vendimmarrja për kandidatin e PS-së në Mallakastër, Qerim Ismailaj që pak muaj më parë u dënua.

Kandidatët për kryetar bashkie që janë dërguar për verifikim;
Kreshnik Hajdari-PS
Artur Bushi-PS
Kristan Shkreli-PS
Beqir Mulaj-PS
Rezart Tusha-Koalicioni Berisha-Meta
Elvis Hajdërlli- Koalicioni Berisha-Meta
Alfred Beleri- Koalicioni Berisha-Meta
Agron Kapllanaj- PD
Abedin Rucaj
Arjan Xhela-PD
Shtyhet vendimmarrja Qerim Islamiaj

Referuar Kreshnik Hajdarit, do të kërkojmë informacion nga prokuroria e përgjithshme. Është ai autoriteti që bën vlerësimin nga pikëpamja penale dhe mbi atë vlerësim do të vendosim nëse kandidati është në kushtet për të kandiduar apo jo. Në respekt të ligjit do të duhet ta bëjmë këtë procedurë” tha Celibashi. Opozita e denoncoi se ka qenë dënuar në Greqi dhe e ka fshehur.

Edhe kandidati për bashkinë e Shijakut do të shkojë për verifikim pas denoncimit të PS-së, por Celibashi tha se nuk pret që të ndryshojë asgjë pasi për këtë person dy vite më parë është bërë një verifikim.

Sa i përket Rezart Tushës, është bërë verifikimi për këtë kandidat, gjithsesi jemi të detyruar formalisht nga ligji, të kërkojmë informacion nga prokuroria e përgjithshme. Logjikisht nuk mendoj se do të ndryshojë situatën, por duhet ta çojmë për verifikim” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit