-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ke një pako me ilaçe nga motra”! Avokati: Izet Haxhinë donin ta helmonin në burg

Kryesoret

Avokati Idajet Beqiri denoncon se ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë kanë tentuar ta helmojnë në burgun e Reçit. Në një komunikatë për mediat, ai pretendon se punonjës të burgut të Reçit i kanë dërguar në qelinë e izolimit, Haxhisë një qese me ilaçe dhe i kanë thënë që ia kanë dërguar familjarët.

Por sipas Beqirit, Haxhia menjëherë ka kontaktuar me familjarët e tij, pasi çdo ushqim apo ilaç e merr nga motra e tij. Beqiri shkruan se motra i ka thënë Haxhisë se nuk ia ka dërguar ajo qesen me ilaçe dhe kështu sipas tij kjo është një tentativë për ta helmuar dhe për ta hequr qafe.

I dënuar me 21 vite burg, ish-truproja i Sali Berishës, është shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për ngjarjen e 12 shtatorit 1998, ku mbeti i vrarë Hajdari. Në vitin 2006 Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të vitit 2020 ai u ekstradua në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit