Me votë të fshehtë në dhomën e rrëfimit, banorët e Big Brother Vip Albania kanë zgjedhur ditën e sotme Qeverinë me pozicionin përkatës të caktuar nga Vëllai i Madh.
Menjëherë pas Zarfit, banorët kanë nisur fushatën për pozicionet që kanë dashur dhe pas votimit banorët që fituan pozicion në Qeveri ishin këta:
Luiz Ejlli – Kryeministër
Krist Dragot Aliaj – President
Efi Dhedhes – Kryetar e Kuvendit
Qetsor Ferunaj – Ministër i Brendhsëm
Elvis Pupa – Ministër Drejtësie
Jori Delli – Avokate e Popullit
Ndërsa banorët e tjerë Kiara, Bledi, Dea, Nita dhe Keisi mbetën populli ku shkruan të gjitha ankesat që kishin për Qeverinë.