-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Madrilenët gati për Stamford Bridge, fitore e lehtë në Bernabeu

Kryesoret

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore ndaj Chelseat me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale në Champions League.

Chelsea kishte një start të mirë, duke rrezikuar portën e Thibaut Courtois, por nuk kishte sukses.

Madrilenët arritën të shënonin që në minutën e 21-të, pas një aksioni të mirë, ku Dani Carvajal asistoi te Vinicius Junior që gjuajti në portën e Keppa Arizabalaga që priti gjuajtjen, ndërsa nga topi i kthyer shënoi Karim Benzema për 1-0.

 

Chelse ishte afër të barazojë menjëherë, por goditja nga afër e Raheem Sterling u ndal nga Courtois.

Në pjesën e dytë Real Madridi ishin edhe më kërkues, duke rrezikuar më shumë.

Chelsea mbeti me një lojtarë më pak kur në minutën e 59-të, Ben Chilwell u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Në minutën e 74-të erdhi goli i dytë, kur Vinicius asistoi te Marco Asensio i cili shënoi gol të bukur për 2-0 vetëm pas 3 minutash pasi u bë pjesë e lojës.

Real Madridi merr një fitore të madhe në Santiago Bernabeu para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave në “Stamford Bridge”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit