-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja e së Premtes së Mirë, Biden vizitë historike në Irlandën e Veriut!

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka mbërritur në Irlandën e Veriut, për 25 vjetorin e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë. Udhëtimit i tij do të përfshijë gjithashtu një vizitë tre-ditore në Republikën e Irlandës.

Duke folur me gazetarët përpara se të hipte në Air Force One, Biden tha se gjatë udhëtimit kërkonte të garantonte trashëgiminë e qëndrueshme të marrëveshjes, të ndërmjetësuar nga Uashingtoni dhe të ratifikuar nga Londra dhe Dublini.

Marrëveshja e së Premtes së Mirë, e njohur gjithashtu si Marrëveshja e Belfast-it, vendosi një paqe të brishtë midis partive unioniste që dëshironin që Irlanda e Veriut të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe nacionalistëve që favorizojnë bashkimin me Republikën e Irlandës. Marrëveshja i dha fund kryesisht tre dekadave të dhunës që la më shumë se 3,500 njerëz të vdekur.

Biden tha se gjatë udhëtimit tij gjithashtu do të mbështeste marrëveshjen tregtare të diskutueshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, e njohur si Korniza Windsor, e arritur në prag të Brexit.

Megjithëse Britania e Madhe, dhe për rrjedhojë Irlanda e Veriut, është larguar nga BE-ja, Korniza Windsor i jep status të veçantë Irlandës së Veriut në mënyrë që të mbajë kufirin e saj të hapur me Republikën e Irlandës, duke shmangur kështu çdo ndarje historikisht të diskutueshme.

Marrëveshja megjithatë është përballur me kundërshtim të rrënjosur nga Partia Unioniste Demokratike (DUP) pro-MB e Irlandës së Veriut, e cila ka bojkotuar formimin e një qeverie që nga maji, duke kërcënuar marrëveshjen delikate për ndarjen e pushtetit të arritur në marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998.

Biden do të takohet me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në Belfast të martën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit