Policia spanjolle ka goditur një grup kriminal shqiptar. Klanin e drogës Farruku. Të arrestuarit janë disa. Garda Civile ka theksuar se operacioni është ende i hapur dhe se nuk përjashtohen arrestime të reja në ditët në vijim.
Hetimi nisi pas kapjes së 2 tonëve kokainë në portin e Algeciras. Operacioni kishte për qëllim çmontimin e klanit shqiptar Farruku kreu i të cilit Kreshnik Farruku është objektivi kryesor i hetimit.
Plumba dhe vila te Gjiri i Lalzit/ Kush është super mafiozi me 10 emra që iu “prenë” krahët?
Klani Farruku, i përbërë kryesisht nga shqiptarë, njihet nga policia që prej vitit 2008 për lidhjet e tij me grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme që lidhen me trafikun e drogës.
Kreshniku, drejtuesi i saj, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle e kishte hetuar tashmë për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007 sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis Moreno dhe vrasje.