-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna me armë në një port në Ekuador, 9 të vdekur!

Kryesoret

Nëntë persona mbetën të vrarë në një port në Ekuadorin verior afër kufirit me Kolumbinë. Ministri i Brendshëm Juan Zapata tha se sulmi u krye nga 30 persona të armatosur rëndë dhe të lidhur me bandat e krimit të organizuar .

Ai tha se sulmuesit mbërritën me dy varka dhe me automjete. Zapata tha se në port në kohën e të shtënave kishte rreth 1,500 dhe 2,000 njerëz. Peshkatarët u vunë në shënjestër në shenjë hakmarrjeje, shtoi Zapata.

Një nga taksitë e përdorur nga sulmuesit u gjet e braktisur në port dhe u sekuestrua nga policia, tha prokurori në një postim në Twitter. Provinca e varfër Esmeraldas ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 3 marsi për shkak të niveleve të larta të krimit dhe dhunës.

Ekuadori ndodhet midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, shumica e së cilës dërgohet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë nga portet e Ekuadorit.

Rrjedhimisht, Ekuadori ka parë një rritje kohët e fundit të dhunës dhe vrasjeve që lidhen me trafikun e drogës. Shkalla e vrasjeve në Ekuador pothuajse u dyfishua nga 14 për 100,000 qytetarë në 2021 në 25 një vit më vonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit