Kandidati i PD-së për Mirditën, Mark Ruçi është tërhequr nga gara. Ai ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin e propozuar nga koalicioni Berisha-Meta, Albert Mëlyshi.
Kjo është një tjetër goditje për kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe pjesën tjetër të PD-së zyrtare pasi kandidatët po firojnë njëri pas tjetrit duke e braktisur.
Megjithatë në Tiranë, Roland Bejko ende është në garë duke u shprehur i vendosur për të vijuar betejën edhe pse Berisha kandidon me Këlliçin.