Koalicioni “Bashkë Fitojmë” për mes një postimi nga ish-kryeminstri, Sali Berisha do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit të shtunën e 15 prillit.
Çelja e fushatës do të zhvillohet në orën 12:00 brenda ambienteve të stadiumit “Air Albania” në Tiranë.
Përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Berisha fton demokratët të marrin pjesë në nisjen e fushatës e cila ka si slogan “Ndryshimi në duart e tua”.
Mesazhet e spotit të PD:
Ejani të shtunën, 15 prill 2023 ora 12:00 në stadium!
Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi!
Më të fortë për mbrojtjen e pluralizmit e demokracisë!
Më të hapur me kandidatët e dalë nga vota juaj!
Më të bashkuar të gjithë ata që nuk janë marrë peng nga pushteti!
Ndryshimi në duart e tua!