Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u ka drejtuar një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe strukturave të angazhuara për zgjedhjet e 14 Majit.
Ai kërkoi që procesi zgjedhor të jetë drejtë dhe i paanshëm, i bazuar në kushtetutë e ligj, si detyrim thelbësor ndaj vendit. Gjithashtu theksoi se keqpërdorimi i burimeve shtetërore është i patolerueshëm.
“Mirëadministrimi i zgjedhjeve nga ju, të përmbushi standardet e pacënueshme demokratike. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur jo rrallëherë me fenomene negative. Institucionet jo gjithmonë kanë reaguar me sukses ndaj tyre.
Kuadri ligjor i zgjedhjeve është më i plotë dhe instrumentat mbrojtëse më të avancuara. Shit-blerja e votës, keqpërdorimi i burimeve shtetërore janë të patolerueshme.
Financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, manipulimi zgjedhor janë të patolerueshme. Subjektet të mos denigrojnë njëri-tjetrin.
Etika e garës dhe e komunikimit të rrezatojë qytetari, mirësjelljë dhe respekt. Media është një aktor i rëndësishëm për garantimin e një proces sa më të lirë. Zgjedhjet kanë një rol vendimtar për forcimin e besimit në institucionet e vendit dhe anëtarësimin në BE.
Zgjedhjet nuk janë të partive politike, por janë për qytetarët shqiptarë, janë për Shqipërinë” tha ai para drejtuesve të institucioneve” tha ai.