-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iku nga RTSH! Rama emëron Jotin zv/ ministër të Mbrojtjes

Kryesoret

Enkelejd Joti dha dorëheqjen si drejtor i Radio Televizionit Shqiptar. Dorëheqja e tij ka ardhur pasi është emëruar Zëvendësministër i Mbrojtjes që qeverinë Rama.

Në shkresën që njofton largimin nga posti që e mbante prej vitit 2021, ai thekson se “në zbatim nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”.

Enkelejd Joti u zgjodh drejtor i RTSH-së më 15 nëntor 2021 nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit  Drejtues me tre të pestat e votave.

Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen.

Ai ka qenë edhe drejtor i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Tashmë do të jetë zv/ ministër. Lajmi pritet që të zyrtarizohet në orët në vazhdim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit