Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët se çfarë i kërkoi dje zyrtari i lartë i DASH-it, Escobar për Sali Berishën, gjatë takimit në selinë e partisë. Meta nuk pranoi që të japë detaje duke e shmangur.
“Unë besoj se përmes komunikatës zyrtare janë bërë të qarta të gjitha çështjet kryesore në vlerësimin tonë dhe qëndrimet e PL-së. Së dyti marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë të vazhdueshme dhe të sinqerta me SHBA.
Kemi marrëdhënie të vazhdueshme në Tiranë dhe Uashington. SHBA të mbeten të përkushtuara për përparimin e demokracisë dhe që janë të shqetësuara për nivelin e korrupsionit dhe inkurajojnë luftën” tha ai.
LIVE-Meta: Kemi planin për 61 bashkitë për të ulur kostot e jetesës
Gazetarët ngulmuan duke e pyetur nëse kishte shqetësime konkrete që u ngritën. “Ato janë shqetësime të ditura prej kohësh për integritetin e kandidatëve për një fushatë sa më pozitive të përqendruar të qyteti dhe mos përdorimin e aseteve publike, që ju e dini se kush i bën këto në mënyrë sistematike për shkak të dëshpërimit” tha Meta.