-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet avokati i stilistit: Valdrin Sahiti nuk është arrestuar, ndodhet në Dubai

Kryesoret

Stilisti i njohur nga Prishtina, Valdrin Sahiti u raportua se ishte kapur nga autoritetet turke me posedim të substancave narkotike në Aeroportin e Stambollit, duke shfrytëzuar pasaportën diplomatike.

Megjithatë këto akuza po i hedhë poshtë avokati i tij, Besnik Berisha, i cili në një bisedë për Telegrafin ka treguar se ka kontaktuar me Valdrinin dhe se stilisti nuk ndodhet i arrestuar në shtetin turk, por në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është inicuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore”, tha Berisha për Telegrafin.

Më tej ai theksoi se ka pasur vetëm një ngatërrese të vogël sa i përket një çante, të cilën ai e ka harruar në aeroport.

“Valdrini ka pasur një çantë dore të cilën e ka harruar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tij i ka rënë ndër mend dhe e ka kërkuar çantën që ta marrë mbrapsht.

Sigurisht që stafi i aeroportit e kanë konfirmuar që çanta është e tij dhe ia kanë dërguar më pas mbrapa”, shtoi avokati i stilistit të njohur.

Desenjatori Sahiti përndryshe është i pajisur me pasaportë diplomatike që nga viti 2021, nën arsyetimin që si emër që ka promovuar Kosovën në fushën e modës nëpër botë.

Me pasaportë diplomatike! Kush është “VIP”-i shqiptar që u kap me drogë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit