KQZ ka publikuar formatin e fletës së votimit për zgjedhjet e 14 majit për bashkinë e Tiranës.
Në 14 Maj i pari në fletën e votimit nga kandidatët për bashkinë e Tiranës do të jetë Arlind Qorri. Më pas vjen komunisti Marko Dajti. E treta Lajla Përnaska nga PDIU.
Erion Veliaj që kërkon një tjetër mandat renditet i katërti dhe rivali i tij kryesor, Belind Këlliçi i pesti. Në fund të fletës së votimit është Roland Bejko i PD-së zyrtare.
Hidhet shorti për fletën e votimit në Tiranë! Qorri i pari, Bejko i fundit