Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 2 të dyshuarit për kërcënimin e biznesmenit Eraldo Myftaraj.
Për Algert Alcanin, 27 vjeç, Edmir Bocin, 37 vjeç, prokurori kërkoi masë sigurie “arrest me burg” për ta, gjë që u pranua nga gjykata.
Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Kujtojmë që tre shtetasit u arrestuan pasi u denoncuan nga biznesmeni Eraldo Myftaraj se e kishin kërcënuar me jetë atë dhe të familjarët e tij që firma e tyre të tërhiqej nga një tender publik për lëndë drusore me vlerën e 1 milion eurove.