-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me një këmbë jashtë, por Ismailaj “mbyt” Ballshin me zift për vota

Kryesoret

Vazhdojnë tenderat miliona Euro për shtrimin e rrugëve për zgjedhjet. Fushata nesër hapet zyrtarisht dhe bashkitë socialiste nuk i ndalin tenderat. Sot ka qenë radha e Qerim Ismailajt të PS-së në Mallakastër që ka hapur dy tendera me vlerë 156 milionë Lekë pa TVSH për ndërtimin dhe rikonstruksionin e dy rrugëve.

Konkretisht 78 milionë lekë (78,651,909) janë tenderuar për rikonstruksionin e rrugëve Rromës-Qafa e Drenovës (segmenti qendër Rromës-lagjja Tabakaj), rrugës Fratar-Drizar dhe rrugës Ninësh-Nenaj-Damës. Tenderi i dytë me të njëjtën vlerë 78 milionë lekë (78,253,438) është hapur për rikonstruksionin e rrugës Panahor-Ngraçan (segmenti Panahor-Subashaj) dhe rrugës Ballsh-Drenovë e Re, segmenti depo e ujit-shkolla.

Ofertat mbyllen dhe fituesit shpallet në fillim të muajit maj, pra pak ditë përpara zgjedhjeve. Ndërsa rrugët në letër shkruhet se duhet të përfundojnë brenda tetë muajve, por kjo nuk dihet, ashtu sikur nuk është akoma e sigurtë nëse Qerim Ismailaj do të zyrtarizohet. PS e rikandidoi, por PD kërkoi nga KQZ që të mos regjistrohet pasi disa muaj më parë u dënua nga gjykata. Pritet fjala e fundit nga KQZ.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit