Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se plani i kandidatit për kryetar bashkie, Belind Këlliçi, i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është një plan që ul koston e jetesës dhe i jep Tiranës zhvillimin që meriton.
“Ndryshimi më 14 Maj bazohet tek plani i mirëmenduar i kryebashkiakut të ardhshëm Belind Këlliçi. Plani i tij konkret ul taksat, ul koston e jetesës dhe i jep Tiranës zhvillimin që meriton. Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta në Facebook.