Sipas MeteoAlb: Kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë Rajonin e Ballkanit do të diktojnë motin edhe në vendin tonë, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave.
Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të shfaqen në territor vranësira të pakta. Një pjesë e mirë e vijës bregdetare do të jetë në dominimin e kthjellimeve edhe në pjesën e dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Deri në orët e mesditës pjesa më e madhe e Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve, ndërsa në zonat Veriore do të ketë herë pas here kalime të pakta vranësirash.
Pritet që pjesa e dytë e ditës të shtoj vranësirat, duke bërë që ato të shfaqen në të gjithë Kosovën. Por vranësirat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.