-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Orteku zë poshtë 3 alpinistë në Itali, ende asnjë gjurmë jete

Kryesoret

Orë të tëra agoni në Aosta në veri të Italisë pasi tre alpinistë janë zhdukur nga rënia e një orteku i cili ra pasditen e së enjtes.

Sipas agjencisë Ansa, instruktori 49-vjeçar arriti të mbijetonte, të zbriste në luginën e Aosta dhe të kërkonte ndihmë.

Menjëherë është nisur operacioni i kërkim-shpëtimit nga ekipet italiane dhe franceze, por puna është pezulluar pa sukses në perëndim të diellit dhe do të rifillojë nesër herët në mëngjes.

Nisur nga kushtet atmosferike që mbizotërojnë në zonë, shpresat për gjetjen e alpinistëve të gjallë janë të kufizuara.

Informacione më të reja për personat e zhdukur thuhet se bëhet fjalë për një kampion skish 39 vjeç, një instruktor skish 44 vjeç dhe një ekonomist 37 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit