-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumentet sekrete amerikane, Vuçiç: Serbia kurrë nuk ka shitur armë për luftën në Ukrainë

Kryesoret

Serbia kurrë nuk i ka shitur armë apo municione as Ukrainës dhe as Rusisë , sqaroi sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç duke shtuar se materiali ushtarak serb mund të ketë arritur në fushën e betejës nëpërmjet vendeve të treta.

Deklaratat e Vuçiçit janë bërë me rastin e publikimit të një dokumenti sekret të zbuluar nga Pentagoni amerikan, i cili e rendit Serbinë në mesin e vendeve që ose kanë dhënë pëlqimin për dërgimin e materialit ushtarak në Ukrainë ose e kanë bërë tashmë këtë.

Dokumenti i marrë nga Reuters, një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake dhe armë ose municione, ishte midis dhjetëra dokumenteve të klasifikuara të publikuara në internet javët e fundit, më seriozi në vite rrjedhja e informacionit të klasifikuar të qeverisë amerikane.

Megjithatë, Reuters theksoi se nuk është në gjendje të konfirmojë vërtetësinë e dokumenteve.

Serbia “trashëgoi” shumicën e industrive ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe ka fituar miliarda dollarë nga eksportet e armëve. Presidenti Vuçiç tha se vendi i tij do të vazhdojë të investojë në industrinë e tij të mbrojtjes.

Presidenti serb vuri në dukje se ishte “pothuajse i sigurt” se municionet serbe do të shfaqeshin “në njërën anë apo tjetrën në fushën e betejës ” në Ukrainë, pasi më parë ishin eksportuar në Turqi, Spanjë dhe Republikën Çeke.

Qeveria e Vuçiçit ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë, pavarësisht lidhjeve të saj historike me Moskën, ndërsa synon që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Megjithëse Beogradi e ka dënuar vazhdimisht pushtimin rus si në Kombet e Bashkuara ashtu edhe në forume të tjera ndërkombëtare, ai ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit