Luizi, Elvisi dhe Qetsori kanë vendosur të “arrestojnë” Dean, pasi dyshohet për levizjen dhe fshehjen e sendeve personale të banorëve të tjerë.
Luizi tha se për të do të mbahet në gjyq, ndërkohë ajo nuk ka të drejtë të flasë me dikë tjetër, por ka mundësinë të ketë një avokat për gjyqin që do zhvillohet.
Nëse do të vendoset që ajo është “fajtore”, atëherë do të dënohet me “burg”.
Kujtomë që qeveria e BBV është krijuar në kuadër të lojës, pra gjithashtu edhe arrestimi i Deas mbetet sërish në kuadër të lojës.