Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga foltorja e Kuvendit duke folur për ndryshimet në ligjin e medias e cilësoi absurde dhe shkelje faktin që fondet dhe kohën për fushatë në zgjedhje institucionet ia kanë dhënë Enkelejd Alibeajt dhe jo grupit të Sali Berishës.
“Ju i jepni kohën një paterice që nuk përfaqëson asgjë dhe ato që kishte vënë nëpër Shqipëri po ikin një nga një. Ju po shkelni vlerat. Deformoni edhe median. E vendosni në ato pozita për të deformuar realitetin.
Këtë nuk e ndalon ligji, por morali, parimet dhe media e lirë që ju e keni shkelur. Kjo është hajdutëri. Grabitje edhe e vlerave dhe pasurisë kombëtare.
Imoralitet edhe i atyre që pranojë që të përdoren deri në këtë pikë. Kjo është blerje e thellë politikanësh dhe korrupsion masiv dhe kjo reflektohet edhe te media” tha ai.