-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me serbët në Rashkë, Vuçiç: Çdo konflikt në Kosovë është konflikt me NATO-n

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, tha se po punon për atë që është e mundur dhe se po përpiqet të ruajë paqen dhe jetën e njerëzve në Kosovë.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç tha se çdo konflikt në Kosovë është konflikt me NATO-n.

“Ju gëlltisni atë që duhet, bëni atë që duhet për popullin. Ju nuk u zgjodhët për të mbajtur zgjedhje për tre ditë, por për të bërë atë që është më e mira për vendin tuaj. Çdo konflikt është konflikt me NATO-n, jo me Prishtinën, këtë duhet pasur parasysh,” tha Vuçiç.

Ai tha se parakusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Duke paraqitur pesë pikat e diskutuara në takimi, Vuçiç tha se Asociacioni duhet të formohet “ekskluzivisht në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Marrëveshjen e fundit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, por mund të harmonizohet me akte ligjore.

Vuçiç tha se Asociacioni është parakusht edhe për hapat e mëtejshëm në dialog si dhe parakusht për kthimin e serbëve në institucione.

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë se Prishtina, pa vonesë, të veprojë në përputhje me marrëveshjet në dialog, si dhe me të gjitha dokumentet tjera relevante të së drejtës ndërkombëtare. Në këtë kuptim, ekipi negociator serb autorizohet që në përputhje me të drejtat që i janë garantuar palës serbe në marrëveshjet e deritashme për targat, të bëjë përpjekje shtesë për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për këtë çështje,” theksoi Vuçiç

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit