Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore zgjoi mëngjesin e sotëm Shqipërinë. Situata më problematike paraqitet në veriun e vendit. Nuk kishte si të mungonte dëbora në Theth duke bllokuar edhe rrugët.
“Në Qafë Thore-Theth kanë filluar reshjet e dëborës. Po punohet me borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” njofton ARRSH.