Dimër në pranverë në Shqipëri. Moti i keq ka shkaktuar problemet e para. Edhe pse ranë vetëm pak minuta reshje dëbore “Rruga e Arbrit” është bllokuar.
Policia njofton se prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak aksi i rrugës së Arbrit, bypass- Qafë Murrizë është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e saj.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.