Një 34-vjeçar, i identifikuar si Mirko Indino u arrestua mbrëmjen e 12 prillit. Kjo pasi në mjetin e tij tip Fiat 500, iu gjet pak më shumë se 2 kilogramë marijuanë.
Sipas mediave italiane, Indino ka shpjeguar sot se drogën e kishte blerë po atë ditë në Brindisi, nga një shqiptar i paidentifikuar, duke paguar 2 mijë euro.
Indino ishte ndalur në flagrancë nga Policia, ndërsa droga iu gjet e fshehur poshtë sediljes ndaj dhe përfundoi në burg.
Hetimet ndajtij kanë nisur për të mësuar se ku e kishte blerë drogën dhe ku do të përfundonte.