Sot hapet zyrtarisht fushata. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se populli po zien për të rrëzuar Edi Ramën.
Por si i komenton ai sondazhet që nuk e nxjerrin ashtu sikur deklaron? Berisha akuzoi se sondazhet që kanë publikuar televizionet janë blerë nga Edi Rama.
“Edi Rama u ka dhënë 1 mln Euro secilës kompani për të falsifikuar rezultatet e poll-eve. Kjo është e vërteta, por kandidatët e opozitës janë në ngjitje vertikale” tha ai.