Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares Bueno ndodhet në Tiranë. Vizita e tij i paraprin marrjes së Presidencës së BE nga Spanja në gjysmën e dytë të vitit. Ai vlerësoi raportin mes ty vendeve. “Vizita ime shpreh interesin e Spanjës për Shqipërinë” tha ai.
Bueno u ndal edhe te lufta kundër krimit dhe intensifikimit në muajt e fundit ku Garda Civile ka zbarkuar vetë në Tiranë duke kryer arrestime, sidomos për mashtrimet me call center-at. “Luftën që bën policia shqiptare dhe spanjolle për të goditur rrjetet kriminale dhe trafikun”.
Në fokus ishte investimi në sektorin e turizmit. “Ka një bashkëpunim në nivel privat në sektorin turistik”. Diplomati shmangu referimin konkret për Kosovën, duke iu referuar vetëm dialogut me Serbinë.