-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama 30 milionë lekë për mushkonjat (Dokumentet)

Kryesoret

Vera po vjen dhe vilat qeveritare po bëhen gati për të pritur pushtetarët e rangjeve të larta, mes tyre kreun e qeverisë. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi të kryeministrit ka hapur sot një tjetër 26 milionë lekë, që me TVSH kalon 30 milionshin për të dezinfektuar automjetet, ambientet e jashtme dhe të brendshme të Rezidencave Qeveritare për vitin 2023. Konkretisht bëhet fjalë jo vetëm për Pallatin e Brigadave dhe vilat në Tiranë, por edhe ato në Vlorë, Dhërmi, Pogradec, Velipojë, etj.

Dezinfektim i ambienteve të brendshme për Miza, mushkonja, grerëza, akrepe, brejtës dhe furrtare. (Vila Nr30, Vila Nr 31 në Tiranë, Vila Nr 1 Dajt-Tiranë, Pallati i Brigadave Tiranë, Vila Nr 4 Tiranë, Vila Nr 1, Vila Nr 6, Vila Nr 9 Vlorë, Vila Dhërmi, Vila Nr 2, Vila Nr 4, Vila Nr 5 Pogradec, Vila Nr 6, Vila Nr 13, Vila Nr 20, Vila Nr 23 Durrës, Vila Nr 1 Velipoje)”.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare kërkon siguri të lartë dhe garanci në cilësi. “Dezinfektim të tapicerise se automjeteve bashke me serdijet, bagazhet dhe te gjithe siperfaqet e automjeteve, kunder viruseve dhe virozave te ndryshme, te kete siguri te larte dhe garanci ne cilesine dhe efekshmerine e pastrimit. Dezinfektimi do te behet duke perdorur nje pajisje qe prodhon plazmen e katert ose nje pajisje ULV ne rastin qe per dezinfektimin e makinave perdoret produkte vuirucide” thuhet në relacionin që shoqëron dokumentet e tenderit që janë firmosur nga titullarja e institucionit, Dhurata Frashëri.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit