Rusia tha të enjten tha se nuk do ta zgjasë përtej 18 majit afatin e marrëveshjes së drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja, nëse Perëndimi nuk heq një sërë pengesash për eksportin e grurit dhe plehrave ruse.
Marrëveshja e eksportit të grurit të Ukrainës përmes Detit të Zi u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik të vitit të kaluar për të ndihmuar në zbutjen e një krize globale ushqimore të përkeqësuar nga konflikti, që ndërpret eksportet nga dy prej furnizuesve kryesorë të drithërave në botë.
“Nëse nuk ka përparim për zgjidhjen e pesë problemeve sistematike…nuk është e nevojshme të flitet për zgjatjen e mëtejshme të afatit të nismës së Detit të Zi pas 18 majit”, tha përmes një deklarate ministria e jashtme ruse.