Teksa edicioni i dytë po shkon drejtë fundit, Luizi ndonëse shikohet si pretendenti kryesorë për të fituar, ai nuk e mendon të njëjtën gjë.
Frikën që mund ta humbë çmimin e madh së fundmi ia ka shprehur edhe partneres së tij, moderatores Kiara Tito.
Dyshja po qëndronin larg banorëve të tjerë në oborrin e shtëpisë, kur Luizi tha se ndjehet i rrezikuar nga Deamishel dhe Kristi, pasi dyshja bashkë me të janë pjesë e BBVA që nga fillimi.