-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në veri, Konjufca: Serbia nuk mund ta kushtëzojë Kosovën

Kryesoret

Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, të premten, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç – do të mbahen më 23 prill.

“Nuk mund të kushtëzohemi prej (presidenit të Serbisë, Alleksandar) Vuçiçit, prej Beogradit, prej Serbisë, që ata të vendosin se kur mundtë ketë zgjedhje ose jo në Kosovë. Zgjedhjet janë caktuar. Një kompromis i mëhershëm ka ndodhur dhe zgjedhjet janë shtyrë një herë. Ato janë shtyrë me kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare. Ne kemi marrë garancinë prej tyre se nuk do të shtyhen më shumë se një herë”, tha Konjufca.

Zgjedhjet fillimisht ishin paraparë të mbaheshin dhjetorin e kaluar, por u anuluan për shkak se grupe qytetarësh atje, shkaktuan incidente gjatë fazës së përgatitjeve. Konjufca theksoi se partitë politike serbe që kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet, tashmë janë certifikuar, përveç Listës Serbe, e cila ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit