-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç: Marrëveshja ime me Kishën Ortodokse Serbe, model edhe për Kosovën

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç teksa u pyet për marrëveshjen e arritur mes tij dhe Kishës Ortodokse Serbe, mohoi se që ky të ishte shkaku pse u rrëzua nga posti i kreut të ekzekutivit malazez.

Ai tha se ende është i vendosur për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe dhe theksoi se në postin e kryeministrit ka ardhur për të marrë vendime të vështira, duke shtuar se është krenar për punën që ka bërë.

Ka shkuar Gjukanoviçi e jo unë. Nuk mund të lëvizini gjërat pa dashur të lëvizni nga zona e rehatisë. E kemi më  të lehtë të ecim përpara kur të drejtën për ta bërë këtë ua japim edhe të tjerëve. Kështu e shoh politikën”- u shpreh ai.

Abazoviç u shpreh se kjo marrëveshje e tij me Kishën Ortodokse Serbe, është model të cilin edhe Kosova mund ta zbatojë pa asnjë telashe. Ai tha se me këtë marrëveshje, i është hequr problemi pasardhësit të tij në këtë post.

“Kur të relaksohet populli, vetëm përfitohet. Nuk them në mënyrë të njëjtë, por si model mund ta ketë edhe Kosova atë marrëveshje me Kishën Ortodokse”.

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme në Mal të Zi ai tha se nuk duhet tepruar me ambicie politike.

“Ajo që ishte në platformën tonë është realizuar. Partia ime nuk ka marrë shumë vende në parlament, por tani mbi 90% të partive në Mal të Zi e kanë marrë agjendën e partisë së URA-s”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit