Gjykata e Korçës ka marrë vendimin për kryeplakun e fshatit të Rehovës, Ervis Rrapo i cili akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçare me probleme të shëndetit mendor në fshat.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 29-vjeçarin. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e kryerjes së marrëdhenieve seksuale me 23-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor.
Para gjykatës i riu nuk ka pranuar akuzat duke pretenduar se gjithçka është bërë për hakmarrje nga babai i vajzës.
Por nga ana tjetër S.G, ka deklaruar në policinë e Korçës, se ai e kishte kapur lakuriq Rrapon brenda në banesën e tij teksa ishte me vajzën duke kryer marrëdhënie seksuale.
Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuzat ndaj Rrapos rezulton e provuar.
Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes.