Policia e Durrësit ka arrestuar një 31-vjeçare me inicialet M. XH. pasi në fillim dyshohej për vjedhjen e një shumë parash në banesën e shoqes së saj me inicialet S. Rr.
Pas kontrolleve të kryera nga policia në shtëpinë e 31-vjeçares janë gjetur dhe sekuestruat një armë zjarri pistoletë i tipit “Glock” dhe municion luftarak.
Në pranga ka rënë dhe miku i 31-vjeçares, me inicialet E. B. për moskallëzim krimi.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.